Firmos me Partizanin

Futboll

Firmos me Partizanin

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:55
Firmos me Partizanin

Partizani duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas Herald Markut, klubi i kuq ka afruar një tjetër lojtar nga Vllaznia.

Mbrojtësi Dajan Shehi është lojtari më i ri i Partizanit. 24-vjeçari është zyrtarizuar nga klubi kryeqytetas ditën e sotme, teksa bëhet me dije se ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

24-vjeçari zhvilloi një sezon shumë të mirë me Vllazninë dhe kjo i bndi drejtuesit e Partizanit, për ta marrë në skuadër.

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Dajan Shehin. Mbrojtësi 24 vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Shehi i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe menjëherë është vënë në urdhrat e trajneri Ilir Daja në Ohër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat