A&N siguron pjesëmarrjen në Superligën U17 

Futboll

A&N siguron pjesëmarrjen në Superligën U17 

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:50
A&N siguron pjesëmarrjen në Superligën U17 

Në Kampin Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali kanë vazhduar garat e “Play-Off”-it Nacional.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshje. Në ndeshjen e parë në kategorinë U13, Feronikeli shënoi fitore në gjysmëfinale në duel me 2 Korrikun, me rezultat 2:1.

Kësisoj, njomakët e Feronikelit u kualifikuan në finale, ku të shtunën do të ballafaqohen me skuadrën Roni19. Derisa në kategorinë U13, nuk arriti të kalojë në finale, ekipi U15 i 2 Korrikut u tregua i suksesshëm, pasi në gjysmëfinale e mundi Gjakovën, me rezultat 2:0 dhe tani në finalen që zhvillohet të shtunën e pret dueli me Arsenalin.

Ndërkohë, në përballjen e fundit të ditës u ballafaquan A&N dhe Ballkani, në kategorinë U17, në ndeshjen për vendin e tretë, e cila ishte përcaktuese se cila prej këtyre dy ekipeve do të luajë edicionin e ardhshëm në Superligën U17. E këtë objektiv e arriti skuadra prizrenase A&N, e cila shënoi fitore me rezultat bindës, 4:1.

Në fakt, A&N para dy ditësh u kualifikua në finale, pasi e mposhti Gjilanin, por për shkak të aktivizimit të një lojtari pa të drejtë loje e humbi ndeshjen me rezultat zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat