Evra tregon arsyen se përse nuk e morën te PSG

Futboll

Evra tregon arsyen se përse nuk e morën te PSG

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:11
Evra tregon arsyen se përse nuk e morën te PSG

Patrick Evra është figura e njohur e futbollit në Europë dhe që ka pasur një karrierë të pasur duke parë ekipet që ka luajtur më parë. I lindur në Senegal, për këtë lojtar ka qenë shumë e vështirë që të mbërrinte në majat më të larta të futbollit.

Një rrëfim shokues ka ardhur për “BBC” teksa Evra tregon arsyen se përse nuk e morën te PSG në fillimet e tij kur ishte adoleshent.

“Po bëja provën te PSG dhe vendosën që të mos e nënshkruaja kontratën me ta. Njeriu që drejtonte gjithë punën më tha se isha mirë, por isha shumë i shkurtër. Gjithashtu më tha se e dinte origjinën time, vendin nga vija.

Nuk donte që unë të vidhja gjëra të ndryshme nga dhoma e zhveshjes. Isha i befasuar dhe i thashë: “Në rregull”. Ishte vetëm një nga ato goditjet e radhës në nisje të karrierës që unë i kisha të shumta”, tha Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat