Juventusi beson te titulli

Futboll

Juventusi beson te titulli

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:28
Juventusi beson te titulli

Juventusi beson te titulli!

Pas barazimit me Udinezen në javën e parë në shtëpinë e këtyre të fundit, dhe humbjeve ndaj Empolit në “Allianz Stadium” dhe dje pasdite kundër Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Juventusi ka grumbulluar 1 pikë në tre ndeshje njësoj si në sezonin 2015/2016 sërish me Masimiliano Alegrin në pankinë, ku edhe atëherë kishte koleksionuar 1 pikë në tre ndeshje, pas dy humbjeve radhazi ndaj Udinezes, Romës dhe barazimit me Kievon.

Precedenti flet qartë që Juventusi pas së njëjtës periudhë në ndeshjen e katërt të kampionatit ka fituar siç bëri në sezonin 2015/2016 kundër Xhenoas në shtëpi duke thyer këtë mallkim të javëve të para.

Tani Milani ndihet i rrezikuar pasi precedentët dhe statistikat flasin për një Juventus që nëse arrin këto rezultate në fillim të kampionatit, java e katër është deçizive me fitore për bardhezinjtë nga Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat