Rossi: Jemi në rënie

Futboll

Rossi: Jemi në rënie

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:16
Rossi: Jemi në rënie

Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, ka folur pas ndeshjes së humbur kundër Shqipërisë.

Tekniku italian e nisi kështu: “Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë. Jemi në rënie, si fizikisht ashtu edhe si ekip. Lojtarët mund të motivohen thjesht për faktin që përfaqësojnë flamurin hungarez. Do të duhet të luftojmë si burrat në Angli dhe të dalim me kokën lart nga Wembley”, tha ai.

“Në përgjithësi kemi luajtur dobët kohët e fundit, ndaj Shqipërisë nuk ishim keq. Kemi humbur 3-4 topa, prej të cilëve kundërshtari mund të krijonte mundësi shënimi. Gjithsesi kemi luajtur mirë.

Fatkeqësisht na mungonte individualiteti në lojën tonë, që të ishim të rrezikshëm para portës. Kishim edhe mungesa, por nuk është justifikim”.

“Gjithsesi edhe ju duhet të bëni llogaritë se cilat janë mundësitë që ka trajneri. Nëse dikush vjen dhe më thotë se kë mund të ftoj në ekipin kombëtar, sinqerisht do isha i lumtur ta bëja. Vetëm se këshillat nuk duhet të jenë në baza miqësore”, tha Rossi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat