Koeman: Me kthimin e të lënduarve, do të jemi për titull

Futboll

Koeman: Me kthimin e të lënduarve, do të jemi për titull

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:20
Koeman: Me kthimin e të lënduarve, do të jemi për titull

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u duk disi më i qetë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencian, në “Camp Nou”. Holandezi deklaroi se ekipi i tij do të të jete pretendent për titullin me rikthimin e të dëmtuarve.

“Pak nga pak do të kemi skuadrën që duam. Po përpiqemi të gjejmë lojtarë për të përmirësuar ekipin. Ne kemi pasur fat të keq me dëmtimet. Kur të gjithë të kthehen nga dëmtimet, do të kemi një ekip për të luftuar për titullin e LaLigas”.

Pyetjes së zakonshme, në çdo dalje për mediet, mbi të ardhmen e tij, holandezi iu përgjigj:

“Jam mësuar me njerëzit që flasin për të ardhmen time. Nuk jam i shqetësuar. Në një klub kaq të madh sa Barça ka gjithmonë gjëra të tilla. Jam mësuar, nuk është hera e parë.

Presidenti më ka mbështetur dhe i ka shpjeguar gjërat shumë mirë, pavarësisht nga fakti se nuk ka dyshime se një trajner varet gjithmonë nga rezultatet e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat