Shqipëria U-17 mundet nga Italia

Futboll

Shqipëria U-17 mundet nga Italia

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:56
Shqipëria U-17 mundet nga Italia

Kombëtarja shqiptare e nën 17 vjeçarëve ka zhvilluar këtë të mërkurë ndeshjen e parë kualifikuese të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian kundër Italisë. Kuqezinjtë ishin të pafat në këtë sfidë të parë, teksa u mundën me rezultatin final 5-0.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Ervin Bulku e nisi lojën me këtë formacion: Kiri, Muca, Haxhari, Kurti, Arlind Kurti, Ruci (Ageja), Kasmollari, Syla (Dama), Fikaj, Kasa (Shtraza), Sulejmani (Rama).

Shqipëria e nisi mirë lojën, teksa që në minutat e para u tregua e rrezikshme, por një pakujdesi do t’i dërgonte kundërshtarët në avantazh në minutën e 9-të të takimit.

Dhjetë minuta më vonë, Italia do të shënonte dhe golin e dytë, ndërsa në pjesën e mbetur të 45 minutave të para, kuqezinjtë tentuan të ngushtojnë rezultatin, por nuk ia dolën. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bulku bëri disa ndryshime në formacion, por Italia do të shënonte edhe tre gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 5-0.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë U-17 në këto eliminatore që zhvillohen në Irlandën e Veriut, teksa më 30 tetor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Skocisë, ndërsa më 2 nëntor do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat