Shqiptari lë pas talente si Wirtz, Saka e Musiala

Futboll

Shqiptari lë pas talente si Wirtz, Saka e Musiala

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:04
Shqiptari lë pas talente si Wirtz, Saka e Musiala

Me dy gola në dy ndeshje radhazi në Premier League, Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, por edhe atyre botërore, teksa së fundi është bërë pjesë edhe e statistikave të faqes së mirënjohur “transfermarkt”, e cila ka publikuar numrin e golave të shënuar më 2021-shin nga futbollistët e talentuar.

Në një listë ku bëjnë pjesë emra si Karim Adeyemi, i cili kryeson me 21 gola të shënuar në 44 ndeshje, apo të tjerë si sulmuesi i Man. United, Mason Greenwood e ai i Arsenalit, Bokayo Saka.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e pestë me 10 gola të shënuar në 30 ndeshje të luajtura në 2021-shin, ku përfshihen natyrisht edhe ndeshjet e golat e shënuar me Vitessen në kampionatin holandez.

Armando Broja ka lënë pas në renditje emra si Bukayo Saka, Jamal Musiala e Florian Wirtz, të cilët jo vetëm kanë shënuar më pak se bomberi kuqezi, por kanë edhe mesatare më të ulët në raportin gol për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat