Kukësi nuk ndalet

Futboll

Kukësi nuk ndalet

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:31
Kukësi nuk ndalet

Kukësi ia ka dalë të mposhtë Dinamon në ‘’Air Albania’’ për tu konfirmuar një ndër pretendetet kryesore për titull këtë sezon.

Ndeshja nisi mirë për Dinamon e cila humbi disa raste të pastra duke izoluar tërësisht Kukësin në gjysmëfushën e vet. Por për golin e avantazhi mendoi Edi Basha që në minutën e 28-të i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes për të shënuar një supergol me të majtën.

Në pjesën e dytë blutë tentuan disa herë portën, por  Tafas ishte në superformë duke ndalë disa herë Agim Ibraimin që dëshpërimisht kërkoi golin në këtë takim.

Kukësi vazhdon me ecurinë e fitoreve në këtë kampionat, ku pas Vllaznisë, Dinamo është viktima e radhës për blutë.

DINAMO-KUKËSI 0-1

28′ Basha .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat