Slloveni i zhgënjyer me rezultatin e Kosovës

Futboll

Slloveni i zhgënjyer me rezultatin e Kosovës

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:10
Slloveni i zhgënjyer me rezultatin e Kosovës

Slloveni Primozh Gliha ka debutuar me humbje në stolin e Kombëtares së Kosovës, që zuri vendin e të shkarkuarit, Bernard Challandes.

Dardanët u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.

Gliha tha pas ndeshjes se Kosova s’pati fat.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”.

“Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme.

“Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme”.

“Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje”.

“Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat