Ramos dhe Messi marrëdhënie të ftohtë

Futboll

Ramos dhe Messi marrëdhënie të ftohtë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:12
Ramos dhe Messi marrëdhënie të ftohtë

Leo Messi dhe Sergio Ramos të dy u larguan nga ekipet e tyre përkatëse në drejtim të PSG-së këtë merkato verore.

Messi dhe Ramos ishin rivalë në Spanjë dhe mesa duket bashkimi i tyre në një ekip nuk i ka ngrohur marrëdhëniet.

Ramos pak herë ka qenë në dhomat e zhveshjes për arsye të dëmtimit që ka patur që në fillim të sezonit, gjë që e cila e la jashtë fushave dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij me klubin francez.

Ramos ka një mardhënie shumë të mirë me pothuajse të gjithë lojtarët por me Messin ende nuk po ndodh e njëjta gjë. Messi gjithashtu ka mardhënie të mirë me lojtarët veçanërisht me Di Maria, Neymar dhe Paredes.

“L’Equipe” ka zbuluar një frazë të një burimi që momentalisht është privat dhe fjalia e tij ishte : “Nuk mund të harrosh kollaj 10 vite rivalitet midis tyre në “El Clasico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat