Conte: Në Itali nuk t’i njohin meritat

Futboll

Conte: Në Itali nuk t’i njohin meritat

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:48
Conte: Në Itali nuk t’i njohin meritat

Antonio Conte sapo është emëruar në krye të Tottenham teksa i është ngarkuar detyra për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive dhe për ta bërë sërish konkurruese në Premier League.

Ndërkohë, ka pasur edhe shumë opinione të cilat kanë vënë theksin se italiani e ka pranuar punën te londinezët vetëm për shkak të pjesës financiare.

Megjithatë, në një intervistë të fundit për Sportweek, Conte thekson se Tottenham për të është një sfidë, ndërsa shton se në karrierën e tij ka kërkuar vetëm një lojtar të shtrenjtë dhe ai ka qenë Romelu Lukaku te Inter.

“Presidenti Levy më kërkoi me çdo kusht, unë në fjalët dhe investimet e tij kam parë një vizion. Mua nuk më kanë trembur kurrë sfidat, më mjafton të kem vetëm 1% mundësi për të fituar dhe kështu mund të filloj betejën time. Mua më vjen për të qeshur kur thonë se jam një nga ato që shpenzoj shumë. Kam punuar shumë herë me të rinj të paformuar, apo edhe futbollistë të zhvlerësuar.

Të gjithë lojtarë që më pas kanë marrë një vlerë falë punës sime. Në karrierën time kam kërkuar vetëm një lojtar që është paguar shumë dhe ai është Lukaku. Në Itali nuk t’i njohin meritat, duket sikur përsosmëria i bezdis”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat