Milan interesohet për Umtitin

Futboll

Milan interesohet për Umtitin

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 00:44
Samuel Umtiti

Më pak se një muaj para hapjes së afatit kalimtar dimëror, Barcelona fillon të bëjë një lëvizje. Dhe po aq urgjente sa përforcimi i sulmit është lehtësimi i skuadrës. 

Disa futbollistë nuk hyjnë në planet e ardhshme të klubit katalonas dhe afati kalimtar dimëror është një mundësi e re për t’u gjetur rrugëdalje. Ky është rasti i Samuel Umtitit.

Francezi ende nuk ka luajtur këtë sezon dhe në Serie A është rihapur çështja e Milanit. Opsioni që francezi t’i bashkohej ekipit kuqezi ishte tashmë në tavolinë gjatë verës, por kontaktet mes Barçës dhe ekipit italian nuk u realizuan.

Opsioni i Umtiti rikthehet në plan të parë pasi qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua një artroskopie të ligamentit të gjurit këtë të premte, një dëmtim që do ta mbajë atë larg fushës për gjashtë muaj.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka kërkuar një përforcim për qendrën e mbrojtjes dhe francezi është një nga opsionet e konsideruara nga drejtuesit e skuadrës italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat