Voska Sport përforcohet

Futboll

Voska Sport përforcohet

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:04
Voska Sport përforcohet

Voska Sport, edhe pse një skuadër e re dhe që për herë të parë po luan në Ligën e Dytë – Perëndim, falë sponzorit të fuqishëm që ka pas vetes në emrin e Nefi Useinit, shumë shpejtë u shndërrua në një skuadër respektabile, duke luajtur një rol shumë të rnëdësishëm në këtë rang garash, shkruan “infOSport.mk”.

Voska Sport stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë, duke lënë përshtypjen e një skuadre mjaft serioze që me plotë të drejtë shihet si një ndër skuadrat pretendente kryesore për inkuadrim në mesin e më të mirëve ne futbollin vendor.

E për të realizuar një gjë të tillë, drejtuesit e kësaj skuadre asgjë nuk po lënë mangut, ashtu që me të përfunduar pjesa e parë, kanë filluar të mendojnë edhe rreth përforcimit të skuadrës, gjithnjë me futbollistë cilësor.

Askush si ai, Argjent Gafuri 300 ndeshje me Renovën!

Pas arritjes së marrëveshjes me Altin Llogën, një ndër sulmuesit më të mirë në vendin tonë, që dy edicione kishte marrë epitetin e golashnëuesit në Ligën e Dytë, informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Voska Sport ka nënshkruar edhe me kapitenin legjendar të Renovës, Argjent Gafuri.

Bëhet fjalë për një super futbollistë, i cili në Ligën e parë ka zhvillular afërsisht 300 ndeshje, edhe atë që të gjitha me Renovën. Ai njëherit njihet si kapiteni legjendar i skuadrës nga Xhepçishti, me të cilën skuadër numëron gjithsej 310 ndeshje zyrtare, ku ka regjistruar edhe 42 gola dhe 43 asiste.

33-vjeçari ka zhvilluar plotë 13-të sezone me fanellën e skuadrës nga Xhepçishti, nga e cila ishte larguar vetëm në vitin 2018-të drejt Flamurtarit të Vlorës, por që sërish u rikthye për të luajtur me ekipin e zemrës, Renovën.

Tashmë i njëjti do të provoj veten në një skuadër të re, por brenda kufijve, Voska Sport, me të cilën skuadër do të tentojë të shkruajë historinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat