Spanjolli mbetet te Juventusi

Futboll

Spanjolli mbetet te Juventusi

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:59
Spanjolli mbetet te Juventusi

Barcelona dorëzohet në garën për Alvaro Moratën.

Edhe pse të premten u fol për një tentativë të fundit të klubit blaugrana për sulmuesin e kombëtares spanjolle, problemet e shumta financiare që ka Barça e kanë detyruar presidentin Laporta të heqë përfundimisht dorë nga sulmuesi i kombëtares spanjolle, edhe pse Morata pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez.

Gjithçka është konfirmuar nga gazeta katalanase MundoDeportivo që këtë të shtunë e jep me siguri të plotë faktin që blaugranat nuk do të tentojnë më të afrojnë Moratan në merkaton e dimrit. Sëfundmi ishte Massimiliano Allegri që konfirmoi edhe njëherë tjetër qëndrimin e Moratës te Juventusi të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Edhe vetë klubi bardhezi nuk kërkonte të privohej nga spanjolli pasi e kishte të pamundur t’i gjente një zëvendësues në këtë merkato dhe duke patur parasysh edhe dëmtimin e Federico Chiesas, Morata ka marrë më shumë rëndësi në skuadër, ndërkohë që te Barcelona Xavi duhet të kënaqet vetëm me Ferran Torres që u afruar nga Manchester City për 55 milionë sepse për të formuar boshtin e sulmit të kombëtares spanjolle edhe te Barcelona duhet të presë të paktën verën e ardhshme kur blaugranat do të tentojnë sërish afrimet e dyshes Alvaro Morata-Dani Olmo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat