Zhdrella në Dukagjin

Futboll

Zhdrella në Dukagjin

Nga: K.G. Më: 16 janar 2022 Në ora: 15:02
Zhdrella në Dukagjin

Futbollisti më përvojë të madhe, Mentor Zhdrella, edhe zyrtarisht i skuadrës së Dukagjinit të Klinës.

Kryetrajneri Armend Dallku ka arritur një përforcim të madh për pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës. Zhdrella është prej mesfushorëve më të mirë në Kosovë.  

"Mentori ka një karrierë të pasur ne futbollin e Kosovës, ai ne të kaluarën ishte pjesë e shumë skuadrave ne futbollin e tonë, duke u paraqitur me disa klube te ndryshme, "Hysi", "Prishtina", "Feronikeli", janë vetëm disa nga klubet me të cilat ai është aktivizuar ne të kaluarën. Klubi i fundit me të cilin është paraqitur Zhdrella për një periudhë katër vjeçare është skuadra e KF Llapit, klub ne të cilin ishte edhe si kapiten ne dy edicionet e fundit.

Mentori ishtë përballur me një lendim i cili e la jashtë fushave të gjelbërta për disa muajë, dhe tash pasi e ka tejkaluar do të jetë një ndihmesë e madhë per klubin me përvojën e tij dhe karrierën e pasur që ka pas vete", njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat