FC Shkupi barazon me ukrainasit

Futboll

FC Shkupi barazon me ukrainasit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:15
FC Shkupi barazon me ukrainasit

Ndeshja e tretë e FC Shkupit në Antalia të Turqisë është mbyllur me barazim, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i “bardhekaltërve” nga Çairi ishte skuadra ukrainase e Çernomorets Odesa, me të cilën skuadër në fund barazuan me shifrat 1:1. Të parët në avantazh në këtë përballje kaluan ukrainasit, edhe atë përmes një penaltie, të cilën në gol e shndërroi Nazarij Rusin.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 23-të, ndërsa ky gol u tregua të jetë edhe i vetmi i shënuar gjatë 45 minutëshit të parë.

Në pjesën e dytë trajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski bëri disa ndryshime, duke i dhënë mundësinë që me fanellën “bardhekaltër” të debutojë edhe Omar Imeri. Ky i fundit bëri mjaft mirë në mesfushë, duke treguar që në pranverë do të jetë një forcë shtesë për mesfushën e skuadrës nga Çairi, që golin e barazimit ndaj ukrainasve të Çernomorets Odesa e gjeti në minutën e 62-të përmes Marko Gjorgievskit.

Ishte ky barazimi i parë për FC Shkupin i arritur në tokën turke, pas disfatës 4:1 nga Leh Poznan dhe fitores 2:1 ndaj azerëve të Sumgayit.

Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në Antalia të Turqisë, FC Shkupi do ta zhvillojë me 31 janar kundër skuadrës së njohur ruse të Akhmat Grozny, pjesë e së cilës është edhe ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat