Ademi shënon në Suedi

Futboll

Ademi shënon në Suedi

Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:38
Ademi shënon në Suedi

Jo vetëm Ernest Muçi, sot kanë gjetur golin edhe Kristi Qose e Albion Ademi. Mesfushori shqiptar, i cili është pjesë e Karvinës prej shkurtit të vitit 2020, ka realizuar dy herë në suksesin 4-3 të ekipit çek në miqësoren ndaj ukrainasve të Veres-Rivne.

26-vjeçari korçar, autor i tre ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 47-të, ndërsa nëntë minuta më vonë shënoi një eurogol.

Driblim dhe parabolë fantastike me të majtën, veprimi teknik i Qoses ishte i një niveli të lartë, teksa nuk munguan duartrokitjet e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

Feston edhe Albion Ademi me Djurgarden. 22-vjeçari nga Prishtina shënoi 14 gola me finlandezët e Mariehamn në vitin 2020, ndërsa në janarin e vitit të kaluar firmosi për klubin e elitës suedeze.

Djurgarden fitoi 3-1 miqësoren e sotme kundër letonezëve të Metta/LU. Ishte minuta e 59-të kur Ademi kombinoi me një shok skuadre, lëvizi bukur në zonën kundërshtare dhe gjeti rrjetën me një goditje potente me të djathtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat