Ancelotti reagon pas kritikave

Futboll

Ancelotti reagon pas kritikave

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:49
Ancelotti reagon pas kritikave

Ka bërë shumë zhurmë eliminimi i Real Madrid nga Kupa e Mbretit gjatë javës, por trajneri Ancelotti ka aq shumë eksperiencë, sa t’i përballojë shumë mirë kritikat që i janë bërë.

Nuk është pëlqyer aspak vendimi i trajnerit për të lënë në stol, me rastin e asaj ndeshje, yje si Hazard dhe Bale. Në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së sotme kundër Granada-s, ai ka folur për tema të ndryshme.

“Nuk jam lënduar nga kritikat që kam marrë. Jam mësuar. Them se si trajner i Real Madrid duhen marrë disa vendime. Unë jam trajneri dhe jam unë ai që i sheh lojtarët çdo ditë.

Sa për informacion, nuk i kam aktivizuar kundër Atheltic Bilbao-s (në Kupën e Mbre tit) sepse mendoja se do të shkonim me shtesë (Bilbao ka shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt)”, ka thënë italiani.

“Kjo është arsyeja pse nuk e kam aktivizuar Hazard-in, do ta kisha bërë më pas.

Të qeshurat e Bale? Nuk e kam parë, por nuk mendoj se është e rëndësishme. Dëmtimi i Benzema? Jemi gjithsesi mirë. Sigurisht, kur humb golashënuesin tënd nuk mund të jetë një gjë pozitive, por kemi fituar ndeshje edhe pa të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat