Ronaldo problem apo zgjidhje!?

Futboll

Ronaldo problem apo zgjidhje!?

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 19:43
Cristiano Ronaldo

Periudha e dytë e Cristiano Ronaldos në Manchester United ka qenë krejtësisht e ndryshme nga gjashtë vitet e para që ai kaloi në Old Trafford.

Rezultatet e dobëta, problemet në dhomat e zhveshjes dhe polemikat jashtë fushës nuk e kanë ndihmuar sulmuesin portugez, i cili ka ngecur për të arritur majat e viteve të mëparshme.

Fillimi i tij i vrullshëm i sezonit e pa atë të shënonte pesë gola në katër ndeshjet e tij të para, dhe dukej se ai do t’i udhëhiqte “Djajtë e Kuq” për t’i dhënë fund periudhës pesëvjeçare pa trofe.

Sulmuesi portugez ka realizuar disa gola të rëndësishëm për Unitedin këtë sezon, por rikthimi i ëndrrave po kthehet shpejt në një makth, me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick që deklaron hapur se nevoja e United për një sulmues gjatë verës është e qartë.

I pyetur pas barazimit 1-1 të United kundër Southampton nëse ai ishte i shqetësuar për formën e Ronaldos, Rangnick tha për BBC Sport: “Ai do të kishte dashur të kishte shënuar, unë do të kisha dashur që ai të shënonte, i gjithë ekipi do të donte. Ai kishte raste të mira – një nga rastet më të mëdha në lojë kur kaloi para portierit, por u largua”.

Mundësia e përmendur nga Rangnick erdhi në minutën e gjashtë, kur Ronaldo portierin, por një goditje e dobët me këmbën e majtë u largua nga Romain Perraud. 

Në total, Ronaldo pati vetëm dy goditje në lojë, e dyta erdhi nga një kënd dhe gjuajti drejt në portierin Forster.

Ronaldo tani e gjen veten në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa shënuar, periudha e tij më e gjatë në 11 vjet.

Ndërsa Ronaldo shpesh nuk arrinte të depërtonte në mbrojtjen e Southamptonit, duke i ngritur duart lart me zhgënjim nganjëherë, ai është golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon me 14 gola.

Gjashtë nga to kanë ardhur në Evropë ku ai e ka udhëhequr Unitedin në fazën e nokautit të Champions League me gola të rëndësishëm në minutat e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat