Edhe kulaçin, edhe kërbaçin!

Futboll

Edhe kulaçin, edhe kërbaçin!

Më: 2 mars 2022 Në ora: 13:54
Edhe kulaçin, edhe kërbaçin!

Edhe kulaçin, edhe kërbaçin!

Kështu po e menaxhon situatën e Felix Afena-Gyan nga Jose Mourinho. Sapo e bëri të debutonte në Serie A dhe e mori “nën sqetull”, trajneri portugez e “degdis” 19-vjeçarin te skuadra e të rinjve.

Arsyeja? Felix Afena-Gyan kishte kaluar natën në shoqërinë e miqve të tij në një “pub”, edhe pse ka qenë i dëmtuar në ijë, problem që e detyroi të humbiste ndeshjen me Spezzian.

Kjo thyerje e disiplinës nuk i ka pëlqyer aspak “Special One”, i cili ka marrë vendimin për t’i dhënë një mësim, duke e larguar nga ekipi i parë.

Qëllimi është ta bëjë adoleshentin ta kuptojë se sa e rëndësishme është në futboll dhe për karrierën e tij sjellja prej një profesionisti. Mourinho ishte ai që i bleu një palë këpucë që kushtonin 800 euro për një gol vendimtar, po portugezi nuk heziton t’i tregojë kërbaçin kur thyen disipilinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat