Ronaldo do t’i japë fund eksperiencës së dytë

Futboll

Ronaldo do t’i japë fund eksperiencës së dytë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:36
Ronaldo do t’i japë fund eksperiencës së dytë

Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Veterani portugez do t’i japë fund eksperiencës së dytë në “Old Trafford” pas vetëm një viti.

37 vjeçari nuk është i kënaqur me rrjedhën e gjërave që po ndodhin tek “Djajtë e Kuq”, të cilët madje rrezikojnë të përfundojnë jashtë Top 4 dhe me këtë rast edhe jashtë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Dhe, qysh tash kanë nisur të qarkullojnë zëra për largimin e mundshëm të “CR7” nga “Teatri i Ëndrrave”.

Ditë më parë u fol për një transferim të tij në Paris Saint-Germain gjatë verës që vjen.

Ndërsa tash, mediumi “Corsera” raporton se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit i ka në opsion dy destinacione të reja.

E para është vendlindja e tij, Portugalia, me gjasë klubi Sporting Lisbona.

E opsioni i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e presin krahëhapur klubet nga MLS, mbi të gjitha Inter Miami, që është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat