Chelsea rrezikon të mos e luajë ndeshjen me Lillen në Champions

Futboll

Chelsea rrezikon të mos e luajë ndeshjen me Lillen në Champions

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:56
Tuchel, trajner i Chelseat

Ndeshja mes Chelseas dhe Lille në Ligën e Kampionëve mund të mos zhvillohet fare, si shkak i sanksioneve të vendosura ndaj Roman Abramovichit.

Miliarderi rus së fundmi u shtua në “listën e zezë” nga Bashkimi Evropian dhe kjo mund t’i kushtojë edhe skuadrës londineze.

Sipas “L’Equipe”, sanksionet ndaj pronarit aktual të Chelseas, nënkuptojnë se klubit i duhet një leje e veçantë për të luajtur në Francë.

Megjithatë, mediumi francez thotë gjithashtu se një vendim mund të merret nga autoritetet për respektimin e “drejtësisë sportive”.

Mbetet të shihet nesër nëse ndeshja e kthimit mes Lille dhe Chelseas në fazën 1/16 së finales do të zhvillohet apo jo.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Stamford Bridge” ishte fituar 2:0 nga “Blutë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat