Tuchel: Real ndryshe sivjet

Futboll

Tuchel: Real ndryshe sivjet

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:06
Tuchel: Real ndryshe sivjet

Chelsea vjet triumfoi në Champions League dhe dëshira është e madhe për t’ia dalë sërish. Londinezët në çerekfinale përballen me rekordmenët e këtij kompeticioni, spanjollët e Real Madrid.

Trajneri gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel, në prag të këtij dueli ka deklaruar: “Ndeshja e vitit të kaluar nuk ngjason fare me këtë aktualen. Ne e eliminuam Realin vitin e kaluar, por shumë gjëra kanë ndryshuar tani.

Ata kanë trajner të ri, lojtarë të rinj dhe ka tifozë në stadium. Ata kanë një lojtar si Benzema, një lider me shumë personalitet. Shifrat e tij flasin qartë, mjafton të shohësh ndeshjen kundër PSG-së për të kuptuar rolin e tij në skuadër.

Ata kanë fituar tre Champions League radhazi me këtë grup lojtarësh dhe në të tilla sfida, eksperienca ndikon. Ata janë një skuadër me eksperiencë dhe cilësi që mund të zhvillojnë ndeshje të mëdha në mbrëmje speciale.

Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. Ne duhet të luajmë më mirë, por edhe ata nuk duhet të mungojnë në këtë ndeshje të madhe, sepse mbështetja e tyre na jep energji”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat