Alaves gjen trajnerin e ri

Futboll

Alaves gjen trajnerin e ri

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:12
Alaves gjen trajnerin e ri

Deportivo Alaves nuk humbet kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Jose Luis Mendilibar, ku nën drejtimin e tij skuadra në 12 ndeshje arriti të siguronte vetëm një fitore, klubi njoftoi afrimin e trajnerit të ri.

Ai është Julio Velazquez, 40-vjeçari i cili ishte pa skuadër që kur u largua nga portugezët e Maritimo.

Tashmë Velazquez ulet në stolin e spanjollëve me objektivin për të siguruar qëndrimin në La Liga, pasi ekipi renditet në vendin e 19 në tabelën e renditjes me vetëm 22 pikë të grumbulluara.

Për Velazquez, i cili më parë ka drejtuar edhe Udinesen në Serinë A, do të debutojë më 10 prill në stolin e Alaves në transfertën përballë Osassunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat