Phillips refuzon Manchester Unitedin

Futboll

Phillips refuzon Manchester Unitedin

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:20
Kalvin Phillips

Kalvin Phillips raportohet se do të refuzojë çdo ofertë të mundshme nga Manchester United.

Reprezentuesi anglez tash e një kohë është i lidhur me një transferim te “Djajtë e Kuq”, por kjo lëvizje nuk pritet që të realizohet.

Sipas “Mail Plus”, Phillips mbetet i përkushtuar ndaj klubit dhe do të refuzojë çdo ofertë nga Man United.

Mesfushori thuhet se ka vendosur t’i qëndrojë besnik bazës së tifozëve të Leeds Unitedit, që njihen për një rivalitet të madh me klubin nga “Old Trafford”.

26-vjeçari gjithashtu thuhet se do të rinovojë kontratën me Leedsin.

Kontrata aktuale e Kalvin Phillipsit skadon më 30 qershor 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat