Ancelotti do të kërkojë edhe më shumë pas tre javësh

Futboll

Ancelotti do të kërkojë edhe më shumë pas tre javësh

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:19
Ancelotti do të kërkojë edhe më shumë pas tre javësh

Real Madridi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, ku Carlo Ancelotti mund të bëhet trajneri i parë që fitonkëtë trofe katër herë.

“Merengezët” bën një rikthim të jashtëzakonshëm kundër Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata ishin duke humbur me rezultat 1-0 deri në minutën e 90-të, por Rodrygo shënoi dy herë në minutat shtesë, duke e dërguar lojën në vazhdime

Pastaj Karim Benzema e përfundoi punën, duke shënuar golin e fitores nga penalltia në vazhdime.

Gjigantët e La Ligës do të përballen me Liverpool-in në finale në “Stade de France” të Parisit më 28 maj. Ancelotti ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve tre herë, si Bob Paisley dhe Zizou Zidane, ish-asistenti i tij në “Bernabeu”.

Nëse ai mund “Të kuqtë”, do të bëhet trajneri i parë që e fiton këtë trofe katër herë. Ish-trajneri i Milanit ka bërë tashmë histori, pasi ka arritur në finalen e pestë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, më shumë se çdo trajner tjetër. Por, do të kërkojë edhe më shumë pas tre javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat