Guardiola thotë se fati është në duart e tyre sa i përket titullit

Futboll

Guardiola thotë se fati është në duart e tyre sa i përket titullit

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:18
Guardiola thotë se fati është në duart e tyre sa i përket titullit

Pep Guardiola ka thënë se të gjithë në Angli po e përkrahin Liverpoolin në garën për titull.

Manchester City fitoi sot 5:0 ndaj Newcastle Unitedit dhe tani është tri pikë para Liverpoolit.

Guardiola pas ndeshjes foli për “Të Kuqtë”, teksa ia përmendi faktin që kanë fituar vetëm një titull në Premierligë në 30 vjetët e fundit.

“Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpoolin. Mediat dhe të gjithë. Liverpooli ka një histori të jashtëzakonshme në garat evropiane, por jo në Premierligë sepse ata kanë fituar vetëm një herë në 30 vjet. Por, nuk është aspak problem”, tha trajneri spanjoll.

“Situata është ajo që është, ne duhet të marrim nëntë pikë ose ndoshta gjashtë, kjo varet nga ajo që do të ndodhë në dy ndeshjet e ardhshme. Fati ynë është në duart tona, kjo është e rëndësishme”, shtoi Guardiola.

Manchester City është lider me 86 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat