Prishtina përballet me Dritën, Mici: Kemi shumë probleme

Futboll

Prishtina përballet me Dritën, Mici: Kemi shumë probleme

Më: 12 maj 2022 Në ora: 23:06
Prishtina përballet me Dritën, Mici: Kemi shumë probleme

Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Dritës së Gjilanit të dielën, sfidë e cila luhet nga ora 15:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë, e parafundit për këtë kampionat është me rëndësi të madhe për Prishtinën teksa synohen pikët e plota për t'i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Prishtina në këtë edicion është përballur me probleme të shumta, gjithsesi skuadra është e motivuar për të “luftuar” për ngjyrat “bardhekaltër” deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Prishtina momentalisht “stacionohet” në pozitën e pestë me 48 pikë të tubuara kurse Drita ndodhet e treta me 58 sosh.

Për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, para ndeshjes ndaj Dritës ka folur mbrojtësi Gledi Mici.

"Është një ndeshje e vështirë pasi që dihet se Drita e ka një skuadër shumë cilësore, por ne jemi të “dënuar” për të fituar patjetër.

 Atmosfera në ekip është e mirë pasi të gjithë lojtarët po mundohen të jenë sa më pozitiv dhe profesionist.

Kemi shumë probleme, por do të mundohemi që të gjithë ta japim maksimumin.

 Kërkojmë mbështetjen e tyre. Vetëm ata mund të na japim forcë shtesë në këtë situatë që ndodhet klubi", tha Mici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat