Vushtrria eliminon Lirinë, një fitore larg elitës

Futboll

Vushtrria eliminon Lirinë, një fitore larg elitës

Nga: K. Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:00
Vushtrria eliminon Lirinë, një fitore larg elitës

Vushtrria eliminon Lirinë, një fitore larg elitës së futbollit të Kosovës. FC Vushtrria ka shënuar fitore me penallti me rezultat 5:3 ndaj Lirisë. 

Ndeshja në kohën e rregull përfundoi baras (1:1) po ashtu edhe pas vazhdimeve nuk pati ndryshim rezultati.

Ndeshja u zhvillua me rivalitet mes Lirisë së Prizrenit dhe Vushtrrisë, në kuadër të barazhit për një vend në elitën e futbollit të Kosovës.

Dy skuadra të Ligës së Parë të Kosovës, Liria që përfundoi në vend të dytë në Grupin A dhe Vushtrria po ashtu e dyta në Grupin B, treguan angazhim të madh deri në pikën e fundit.

Pjesa e parë përfundoi ne rezultat 1:0 në favor të Lirisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Liria tregoi lojë më të mirë në 45 minutat e parë dhe shënuan në minutën e 45+3. Futbollisti Liridon Fetahaj shënoi nga penalltia.

Penalltia u akordua pasi gjyqtari Visar Kastrati shikoi VAR-in, u pa që ka pas prekje me dorë.  

Në minutën e 53-të, Labinot Osmani, u tregua gjakftohtë nga penalltia, duke shënuar dhe barazuar rezultatin  1:1.

Në minutën e 107-të, goditet shtylla e majtë e Lirisë, në një tollovi të madhe përfitoi Vushtrria dhe Leart Emini realizoi për 1:2, por pas shikimit të VAR-it, u anulua goli për shkak të pozitës jashtë loje.

Me penallti u përcaktua fituesi, ku me të suksesshëm dolën futbollistët e Vushtrrisë.

Penalltitë, për Vushtrrinë shënuan Labinot Osmani, Leart Emini, Endrit Halili, Kujtim Pantina e Daut Maxhuni dhe për Lirinë realizuan Rroni Gashi, Blendi Memaj, Lorik Rudi, dështon Viktor Kuka.

Vushtrria siguron ndeshjen e dytë t[ë barazhit, ku e pret skuadrën që renditet në vendin e tetë të Superligës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat