Dhuna e tifozëve të Feyenoord dhe Romës në Tiranë

Futboll

Dhuna e tifozëve të Feyenoord dhe Romës në Tiranë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:24
Olen Cesari

Violinisti shqiptar me famë botërore, i cili jeton në Itali, Olen Cesari ka folur në lidhje me skenat e dhunës të ndodhura gjatë mbrëmjes së djeshme mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord në vendin ton.

Duke folur në “Fan Zone”, para ndeshjes finale të Conference League, që do të zhvillohet në orën 21:00 në “Air Albania”, Oleni theksoi se në Shqipëri nuk jemi mësuar me skena dhune, ndërsa shtoi se në Itali kjo është diçka normale.

“Në Shqipëri nuk janë mësuar, por në Romë kemi parë shpesh skena dhune nga tifozët, kemi parë turma të tilla. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne, është gjëja më e rëndësishme që ndodh.”-deklaroi violinisti shqiptar.

Roma-Feyenoord është finalja e parë europiane që luhet në Shqipëri dhe të gjithë do mund ta ndjekin falas dhe ekskluzivisht në “Super Sport 2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat