Ramadani flet mbi të ardhmen e Koulibalyt

Futboll

Ramadani flet mbi të ardhmen e Koulibalyt

Më: 29 maj 2022 Në ora: 16:49
Ramadani flet mbi të ardhmen e Koulibalyt

Agjenti shqiptar, Fali Ramadani ka folur për të ardhmen e Kalidou Koulibaly, pasi senegalezi nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me Napolin.

Qendërmbrojtësi senegalez ka edhe një vit kontratë me Napolin, por ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj atë.

Barcelona, Real Madrid, Paris Saint Germain, Arsenal, Roma e Inter janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Mbi të ardhmen e tij, ka folur agjenti shqipar, Ramadani, ku tha se nuk jemi në bisedime me asnjë klub.

“Ka shumë thashetheme dhe dua ta sqaroj se ne nuk jemi në bisedime me asnjë klub për Koulibaly, nga sot”.

Jemi duke pritur të takojmë drejtuesit e Napolit për të vendosur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat