Ramadani prezantohet te Gostivari

Futboll

Ramadani prezantohet te Gostivari

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:33
Ramadani prezantohet te Gostivari

Emran Ramadani edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj te Gostivari. Është ky një super përforcim për ekipin e Gostivarit, që shihet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë.

Ramadani me Gostivarin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me shpresë se në fund të sezonit do të dalin kampion dhe do të sigurojnë një vend për në Ligën e Parë.

Ramadani te Gostivari vjen nga rradhët e Renovës, për të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi 28 ndeshje, duke realizuar 1 gol dhe 4 asiste.

Ndryshe me Renovën Ramadani numëron gjithsej 214 ndeshje në Ligën e Parë, ku ka regjistruar edhe 32 gola dhe 15 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat