Barcelona jep lajmin e madh

Futboll

Barcelona jep lajmin e madh

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:24
Joan Laporta

Barcelona njoftoi këtë të enjte, pak para orës 14:00, marrëveshjen me “Sixth Street” për blerjen e 10% të të drejtave televizive të klubit. Sipas deklaratës zyrtare mbi këtë operacion, Barcelona gjeneron një fitim total kapital prej 267 milionë euro për këtë sezon.

“Sixth Street” do të investojë fillimisht 207.5 milionë euro dhe do të marrë përfitimin ekonomik të 10% të të drejtave televizive të klubit nga La Liga për 25 vitet e ardhshme.

“Ne po aktivizojmë levat ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të durueshme, të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit, – tha Joan Laporta, president i Barcelonës.

– “Sixth Street” është një mbështetës i fortë i futbollit, është një investitor me përvojë në sport dhe media globale. Pra, si partner do të sjellë njohuri dhe burime të rëndësishme duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona”.

“Ne besojmë në strategjinë që Joan Laporta dhe Barcelona po zbatojnë dhe jemi krenarë që një nga klubet më të suksesshme në futboll na ka zgjedhur të jemi partneri i tyre dhe ofrues i zgjidhjeve kapitale”, – tha Alan Waxman, bashkëthemelues dhe drejtor i “Sixth Street”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat