Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij, homazhe pranë arkivolit të regjisores së njohur 

Futboll

Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij, homazhe pranë arkivolit të regjisores së njohur 

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:32
Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij, homazhe pranë arkivolit të regjisores së njohur 

Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me bashkëpunëtor e tij, bëri homazhe pranë arkivolit të regjisores së njohur.

“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi, Muharrem Sahiti, Albert Bunjaki e Lulzim Berisha, bëmë homazhe pranë arkivolit të regjisores dhe producentës së njohur të filmit, njëherësh anëtares së grupit të tifozëve Dardanët, Vjosa Berisha.

Vjosa ishte personalitet i shquar i artit dhe kulturës në Kosovës dhe la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike. 

Ajo gjithashtu dha  kontribut të madh edhe për organizimin e tifozëve të kombëtares Dardanët me idetë dhe kreativitetin e saj, teksa kontribuoi në sensibilizimin e shumë grave e vajzave për t'i ndjekur ndeshjet e futbollit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat