Boca turpërohet në shtëpi

Futboll

Boca turpërohet në shtëpi

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:43
Boca turpërohet në shtëpi

Boca Juniors po shfaq oshilacione në javët e para të kampionatit argjentinas. “Xeneizes” u mposhtën 0-3 në “Bombonera” nga Banfield, me ekipin udhëtues që realizoi golat e fitores në pjesën e parë.

Giuliano Galoppo zhbllokoi takimin në minutën e 21’ falë një veprimi të jashtëzakonshëm teknik në zonën kundërshtare.

Mesfushori 23-vjeçar mori një krosim nga krahu i djathtë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike me të djathtën.

Një eurogol me gjysmë roveshatë që shokoi Boca Juniors, që brenda 17 minutave pësoi edhe dy gola të tjerë dhe nuk reagoi më, duke pësuar humbjen e tretë në gjashtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat