Danilo: Pogba e Di Maria armët tona

Futboll

Danilo: Pogba e Di Maria armët tona

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:52
Danilo

Danilo Luiz, një prej liderëve të rinj të shpallur nga Alegri në radhët e Juventusit të tij, është i bindur se sezoni i kaluar, më saktë dy vitet e fundit dhe dy vendet e katërta radhazi do të jenë thjesht një kujtim i hidhur.

“Jam dakord me Alegrin kur thotë se në momentet finale të ndeshjeve duhet të jemi më skuadër.

Duhet të jemi më inteligjentë, duhet të dimë të menaxhojmë kohën dhe topin, pasi ishte pikërisht kjo që kemi vuajtur, sidomos në disa ndeshje me skuadra të vogla, kundër të cilave deri 3 vite më parë nuk do të kishim lënë pikë.

Ky vit do të jetë ai i kthesës, më saktë ai i rikthimit të të bërit Juventusin në fushën e lojës dhe shpresoj që edhe emrat që përfliten në merkato të vijnë sa më shpejt, pasi do të jenë dy armë shumë të rëndësishme për të gjithë ne, si në Itali, ashtu sikurse në Europë.

Dhe nëse ne rikthehemi të bëjmë Juventusin, të tregojmë karakter dhe egërsi në fushë, vështirë të na mundin. Fundja, në këto dy vite të fundit, në shumicën e rasteve kemi mundur ne veten tonë, jo rivalët neve.

Shembulli më i mirë është humbja me Interin në shtëpi, në fazën e dytë, në një ndeshje të dominuar në çdo detaj”, tha Danilo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat