Legjenda e Liverpool nis keq aventurën si trajner, ultrasit ndërpresin konferencën

Futboll

Legjenda e Liverpool nis keq aventurën si trajner, ultrasit ndërpresin konferencën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 13:38
Legjenda e Liverpool nis keq aventurën si trajner

Albert Riera, ish-futbollisti i Liverpool dhe Galatasaray-t është prezantuar si trajner i Olimpisës së Lublanës.

Mirëpo diçka ka shkuar keq.

Në kryeqytetin slloven nuk është aspak një atmosferë e mirë mes tifozëve dhe klubit, aq sa solli ndërhyrjen e ultrasve.

Këto të fundit nuk e kanë pritur mirë largimin e ish-trajnerit Prosineçki dhe gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të Rierës, ata hynë në sallë  dhe ndërprenë drejtorin sportiv dhe trajnerin e ri, duke dhënë një sinjal shumë specifik.

"Ju nuk jeni të mirëpritur këtu". Një reagim i fortë që e detyroi spanjollin të ngrihej dhe të largohej, pas një dialogu të shkurtër: imazhe që duken të pabesueshme, por që janë reale dhe konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat