Kurrë më afër Juventusit

Futboll

Kurrë më afër Juventusit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:13
Paul Pogba dhe Angel Di Maria

Klubi i Juventusit është gati të mirëpresë Paul Pogban dhe Angel Di Marian. Sipas raportimeve, për këto dy transferimeve do të njoftohet zyrtarisht në fundjavë.

Gazetari italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin, ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” ka mbyllur marrëveshjet me të dy futbollistët.

Sipas tij, Pogba dhe Di Maria do të jenë në Torino këtë javë për vizitat mjekësore, pastaj për të nënshkruar e për t’u zyrtarizuar te Juventusi,.

Për mesfushorin francez do të jetë një rikthim në “Allianz Stadium”, pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester United.

29-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë tri-vjeçare, e cila mund të vijë me një opsion për një sezon të mëtejshëm.

Kurse, për reprezentuesi argjentinas do të jetë një aventurë e re. Ai së fundmi luajti te Paris Saint-Germaini, kurse më herët ka luajtur edhe te Real Madridi e Manchester Unitedi.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Paul Pogba dhe Angel Di Maria te Juventusi do të kalojnë si lojtarë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat