Furra tregon arsyen pse iu bashkua Fushë Kosovës

Futboll

Furra tregon arsyen pse iu bashkua Fushë Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2022 Në ora: 14:22
Fuat Furra, majtas

Fushë Kosova ka synime të mëdha në edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Synimi i “hekurudhorëve” është inkuadrimi në Superligën e Kosovës. 

Ditë më parë, Fuat Furra është emëruar trajner i portierëve të Fushë Kosovës. 

Image

Ai tregon arsyet pse e mori këtë detyrë.  

“Arsyeja kryesore është stafi i mirë, kushtet e mira dhe presidenti i mirë dhe trajneri i ekipit të parë dhe shef i akademisë për portierë.

Pretendimet e Fushë Kosovës janë për Superligë, për atë e kam marrë edhe Armend Rugjin, portierin e Ballkanit”, thotë Furra për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat