Muriqi: Jam plotësisht i fokusuar tek ekipi im

Futboll

Muriqi: Jam plotësisht i fokusuar tek ekipi im

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 18:59
Muriqi

Pas shumë zhvillimeve, tani zyrtarisht dihet e ardhmja e Vedat Muriqit.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me Mallorcan, klub të i cili ishte i huazuar në gjysmë-sezonin e fundit.

Ekipi spanjoll bëri të ditur se Muriqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.

E Muriqi ka folur perë herë të parë si futbollist i ri i Mallorcas.

”Kanë qenë negociata të vështira dhe një transferim i komplikuar, është normale që të ishte kështu, por tani jemi këtu dhe gjithçka marrë fund. Megjithatë, tani jam plotësisht i fokusuar tek ekipi im dhe nga e hëna, do të fillojë punën si vitin e kaluar,” tha ai për Esports IB3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat