Ronaldo braktis tifozët

Futboll

Ronaldo braktis tifozët

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:27
Ronaldo

Manchester United nuk po gjen paqe as këtë sezon. “Djajtë e kuq” janë turpëruar ditën e djeshme nga Brentfordi, i cili i ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0.

Një ndeshje për t’u harruar nga ekipi Ten Hagut dhe që ka lënë me fytyra të ngrysura shumë prej lojtarëve. Sigurisht që as Ronaldo nuk bën përjashtim nga ky rast dhe nuk përpiqet ta fshehë aspak zhgënjimin me ekipin e tij.

Ylli portugez nuk dëshiron të qendrojë për asnjë sekondë më tepër me Manchester United-in.

Pas përfundimit të takimit, mërzia dallohet qartë në fytyrën e tij dhe nuk duhet të mundohesh shumë për të kuptuar se pret sa më parë largimin. Ronaldo braktis tifozët dhe trajnerit pas kësaj humbjeje, teksa nuk është ndalur për asnjë sekondë t’u kthejë përshëndetjet tifozëve që kishin udhëtuar drejt Lomdrës për ta mbështetur.

Sulmuesi luzitan nuk e ngre kokën lart dhe i drejtohet tunelit për në dhomat e zhveshjes, duke shmangur edhe trajnerin Ten Hag, të cilit nuk i zgjat as dorën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat