Jeton Nesimi firmos për 1 vit me Al Sadd të Katarit

Futboll

Jeton Nesimi firmos për 1 vit me Al Sadd të Katarit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 14:20
Jeton Nesimi firmos

Tashmë është zyrtare. Jeton Nesimi lidhet me kontratë një vjecare me kampionin aktual të Katarit, Al Sadd.

Atë që kemi paralajmëruar kohë më parë, tashmë merr konfirmim zyrtar pasi tekniku nga Gostivari ka firmosur marrëveshjen një vjeçare me çka edhe zyrtarisht fillon punën si trajner i ekipit të dytë (U20) të Al Sadd-it.

Nesimi tashmë një kohë gjendej në Katar ku prakitikisht kishte filluar punën e tij, por firmosja e kontratë është bërë vetëm pasi janë kompletuar dokumentet e nevojshme dhe marrjes së rezultateve të kontrolleve mjekësore.

“Kjo është një ëndërr e çdo trajneri nga Maqedonia që të ketë shansin të punojë në një klub të si Al Sadd. Bëhet fjalë për një prej ekipeve më të mira në kontinentin e Azisë.

Shpresoj ta arsyetoj besimin e klubit që më ka dhënë me punë dhe me rezultate pozitive”, është shprehur ekskluzivisht nga Katari për Sportmania, trajneri gostivaras Jeton Nesimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat