Lajme të këqija për Interin

Futboll

Lajme të këqija për Interin

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 20:16
Lukaku

Lajme të këqija për Interin!

Një lajm i keq ka ardhur nga infermieria e Interit drejt trajnerit Simone Inzagi, me Romelu Lukakun që nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për sfidën e fundjavës që zikaltërit do të luajnë me Romën.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, belgu nuk do të jetë as në stolë për këtë përballje, ku si kundërshtarë do të kishte ish-trajnerin e tij te Mançester Junajtid, Zhoze Murinjon.

Prej ditësh Lukaku ishte duke u stërvitur duke lënë dhe grumbullimin e tij me kombëtaren vetëm për të qenë gati me Interin, por zikaltërit do të duhet të presin ende për ta parë sërish në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat