Nuk e kishte falur kurrë për braktisjen e familjes

Futboll

Nuk e kishte falur kurrë për braktisjen e familjes

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 19:30
Nuk e kishte falur kurrë për braktisjen e familjes

Erasmo Vidal, babai i futbollistit të njohur kilian, Arturo Vidal, u gjet i vdekur në një klub hipizmi që frekuentonte dikur. Shtypi vendës ka publikuar ​​një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zëdhënësit e “Club Hipico de Santiago”:

“Kur u kuptu se personi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, u kontaktuan mjekët ndihmës që punojnë brenda kompleksit.”

Sipas raportimeve të para, babai i Arturo Vidalit ka pësuar arrest kardiorespirator për shkak të shokut hipovolemik: përpjekjet për mbajtjen në jetë rezultuan krejtësisht të padobishme. Për momentin, nuk ka mbërritur asnjë koment nga ish-lojtari i Juves, Interit, Bayernit e Barcelonës…

Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë gjithmonë të trazuara, me Vidalin që nuk e kishte falur kurrë plotësisht babanë për faktin që e kishte braktisur familjen në rininë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat