Gostivari do të ndajë 20 mijë euro premio, pas triumfit ndaj Vardarit!

Futboll

Gostivari do të ndajë 20 mijë euro premio, pas triumfit ndaj Vardarit!

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:56
Gostivari

Kështu është kur keni një udhëheqësi që është e organizuar, që e di se çfarë do. Aq normale është kjo fitore e Gostivarit ndaj Vardarit me 1:0 në super-ndeshjen e xhiros së 9-të të LIgës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Themi se për këtë arsye drejtuesit e klubit do t’u shpërndajnë lojtarëve 20 mijë euro premio për triumfin ndaj rivalit të madh për dy vendet e para në tabelë.

Tani pas xhiros së 9-të Voska është e para me 23 pikë, Vardari është i dyti me 22 dhe Gostivari 21 pikë...

Gjithsesi, gostivarasit kanë ditur ta festojnë fitoren së bashku me tifozët e tyre që kanë ardhur për të brohoritur për “idhujtë” e tyre në Reçicë të Tetovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat