​Lajmërohet Granit Xhaka

Futboll

​Lajmërohet Granit Xhaka

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 17:07
Granit Xhaka

Granit Xhaka është shndërruar në emrin më të komentuar e më të përfolur që nga fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 në Kampionatin Botëror.

Goli i Xhedan Shaqirit dhe performanca e jashtëzakonshme e Granit Xhakës ishin vendimtaret për ta përjashtuar Serbinë nga Kupa e Botës duke bërë që dy lojtarët nga Kosova të shihen si heronj të vërtetë, raporton KosovaPress.

Sot, ka ardhur reagimi i parë i Granit Xhakës pas gjithë atyre polemikave nëpër media.

Ata që përqendrohen më mirë janë relativisht të imunizuar ndaj turbulencave emocionale”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram”.

Ndryshe, Xhaka gjatë ndeshjes pati edhe përplasje fizike me lojtarët serb, ndërsa në fund festoi me fanellën e Ardon Jasharit, gjest për të cilin po flitet se mund të dënohet nga ana e FIFA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat