Tollovi në fund, kacafyten lojtarët! Ballkani fiton Superkupën e Kosovës! 

Futboll

Tollovi në fund, kacafyten lojtarët! Ballkani fiton Superkupën e Kosovës! 

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:56
Pamje nga finalja

Ballkani i Therandës është fitues i Kupës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit të Podujevës.

Ndeshja është zhvilluar në tokën turke përkatësisht në Belek të Antalisë. 

Llapanët plot 62 minuta luajtën pa një lojtar pasi që Bekim Maliqi u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 28-të.

Therandasit shënuan fitore duke iu falënderuar golit të Lumbardh Dellovës që shënoi me kokë në minutën e 62-të, pas një harkimi të bukur nga Armend Thaqi.

Tollovi në fund, kacafyten lojtarët mes vete por falë ndërhyrjeve të kryesive, u evitua më e keqja. Një turp i madh në tokën turke nga lojtarët tanë.

E gjitha ndodhi pas një ndërhyrje të ashpër të Rivierës së Llapit.

Kartoni i kuq për Emërllahun dhe Rivierën.

Ballkani e nis vitin 2023 me trofe, ndërsa Llapi luajti mirë por nuk ia doli duke pasur parasysh edhe faktorin e epërsisë numerike të kampionit në fuqi.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është ballëlart, ndërsa Tahir Batatina i Llapit, i mbetet në kampionat të kërkojë katërshen e madhe në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat