​FFK mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm

Futboll

​FFK mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm

Më: 27 janar 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovë do ta mbaj sot kuvendin e jashtëzakonshëm në të cilin pritet të votohet statuti i ri i këtij institucioni.

Ndryshimet në statutin e FFK-së janë kërkuar nga komisioni vlerësues për licencim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së Tauland Hodaj ka thënë për KosovaPress së statuti i ri është i hartuar në pajtueshmëri me të gjitha normat legjislative dhe se pritet që të votohet në kuvendin e sotëm.

Ai gjithashtu ka thënë për KosovaPress se statuti i ri e ka mbështetjen e plot të FIFA-së dhe UEFA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat