Interi i përgatit Çalhanoglusë rinovimin

Futboll

Interi i përgatit Çalhanoglusë rinovimin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:18
Interi i përgatit Çalhanoglusë rinovimin

Hakan Çalhanoglu ka pushtuar botën zikaltër që pasi la Milanin dy sezone më parë dhe iu bashkua Interit si transferim me parametër zero.

Që atëherë mesfushori ka qenë gjithmonë i dashuri i tifozëve të tij të rinj, por edhe shënjestra e atyre të vjetër që nuk ia kanë kursyer ofendimet dhe vërshëllimat në çdo derbi të këtyre dy sezoneve të fundit.

E njëjta situatë edhe në përballjen e së dielës kur ultrasit e Milanit e vendosën jo pak herë në qendër të koreve të tyre, me episodin më të veçantë që i përkiti minutës së 34-t. Me topin e qarkulluar në gjysmëfushën poshtë tribunës së tyre, tifozët kuqezinj nisën koret në drejtim të turkut, ndërkohë që ky i fundit iu drejtua këndit.

Goditja e këndit që do të ekzekutonte mesfushori ishte ajo që dërgoi topin në kokën e Lautaro Martinezit, që shënoi golin që vendosi ndeshjen.

Me një asist në xhep, numri 20 i zikaltërve iu kundërpërgjigj menjëherë tifozëve duke i heshtur me gjestin e gishtit mbi buzë, para se t’u bashkohej shokëve të tij për festimet.

RINOVIMI – E festimet do të zgjasin edhe më shumë për 28-vjeçarin, pasi shumë shpejt mes tij dhe klubit mund të ketë një trokitje gotash me rastin e zgjatjes së kontratës.

Çalhanoglu në regji, ka qenë një nga pikat më të forta të Interit në këtë sezon ku mendohej se dëmtimi i Brozoviçit do të linte një hendek të parikuperueshëm.

Përshtatja e turkut ama ishte aq surprizuese sa është shndërruar në pak kohë në qendrën e projektit zikaltër, madje duke hequr nga lista e të pashitshmëve edhe kroatin e mesfushës.

Në një situatë të tillë dhe me kontratën që i skadon në 2024-ën, tek Interi e kanë kaluar rinovimin e tij në plan të parë.

Në fund të muajit është planifikuar takimi me lojtarin, ndërkohë që Zhang i ka dhënë leje Marotës që ta rrisë ndjeshëm rrogën e tij aktuale prej 5 milionë eurosh.

Me propozimin e ri që mund të mbërrijë në 6 milionë euro, aq sa liderët Lautaro e Barela, gjetja e akordit mes palëve duket afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat